Kthehu lart

Haxhiu pyet Haradinajn: A je korruptuar zoti Kryeministër?

Haxhiu pyet Haradinajn: A je korruptuar zoti Kryeministër? GazetaExpress

​Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ia ka bërë një pyetje të drejtpërdrejtë kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

“A je korruptuar zoti Kryeministër?”, e ka pyetur ajo Haradinajn, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

Haxhiu nuk ka pranuar të thotë nëse mendon se Haradinaj është korruptuar, duke thënë se kryeministri duhet t'i përgjigjet pyetjes së saj.

Deputetja e VV'së ka thënë se Haradinaj ka ngritur dyshime kur ka deklaruar se rritja e pagave për zyrtarët e lartë shtetërorë është bërë për të parandaluar korruptimin e tyre. /Express/

    Data: 13 Qershor 2018 22:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera