Kthehu lart

Haxhiu: Po përgatisim kallëzim penal ndaj gjyqtarit Beqir Kalludra

Haxhiu: Po përgatisim kallëzim penal ndaj gjyqtarit Beqir Kalludra GazetaExpress

Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ajo dhe të akuzuarit tjerë janë duke përgatitur një kallëzim penal ndaj gjyqtarit Beqir Kalludra.

Kështu ajo ka deklaruar në gjykatë, gjatë kohës së saj për t’i bërë pyetje dëshmitarit Bekim Haxhiu. Por se pyetjet e saj janë ndërprerë nga gjyqtari pasi janë vlerësuar se nuk janë relevante për rastin. 

Kjo ka pasuar me një përplasje të shkurtër verbale mes gjyqtarit Kalludra dhe të akuzuarës Haxhiu, e cila ka pasuar me heqje të së drejtës që Haxhiu t'i bëjë ende pyetje dëshmitarit.

    Data: 07 Dhjetor 2017 11:48
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera