Kthehu lart

Hashim Thaçi nuk e ka lexuar librin e tij

Hashim Thaçi nuk e ka lexuar librin e tij GazetaExpress

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Ai ka folur, ndër të tjera, edhe për librin biografik për të, të shkruar nga dy autorë të huaj.

Thaçi ka dhënë një deklaratë interesante për librin “New State, Modern Stateman”, i shkruar nga gazetarët britanikë, Roger Boys dhe Suzy Jagger.

I pari i vendit ka thënë në “Pressing” se nuk e ka lexuar librin e sipërpërmendur dhe nuk merr përgjegjësi për atë që është shkruar në të.

Por, Thaçi ka thënë se qëndron prapa deklaratave që ka thënë ai për autorët e librit.

Thaçi ka thënë gjithashtu se nuk ka paguar që të shkruhet ky libër për të – duke shtuar se çdo pretendim tjetër është gënjeshtër. /Express/

    Data: 19 Prill 2018 22:12
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera