Kthehu lart

​Haradinaj ua heq kandidatëve një argument për debat, miraton Projektligjin për Prishtinën 

​Haradinaj ua heq kandidatëve një argument për debat, miraton Projektligjin për Prishtinën  GazetaExpress

Shpend Ahmeti vitin 2017 banorëve të Prishtinës ua kishte uruar me shpresë që gjatë këtij viti kryeqyteti do të bëhet me ligjin e saj. E për këtë nga sot ai më nuk do të mundë të ankohet, pasi Qeveria e Kosovës, të premten, ka miratuar Projektligjin për Kryeqytetin e vendit.

Shpend Ahmeti e kërkonte këtë ligj në deklarime publike, megjithatë kur ish-zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në dhjetor të vitit të shkuar kishte shkuar ta takonte kryetarin e Prishtinës për të biseduar rreth këtij projektligji, Ahmeti nuk e kishte pritur atë. 

Por, të premten, vetë kryeministri i ri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë prezantimin e këtij Projektligji.

Sipas Haradinajt, ky Projektligj e ka bazën në Kushtetutën e Kosovës.

Prishtina do të mbetet me territorin e saj aktual përderisa statusi i saj ndërron në “person juridik”, ka bërë të ditur shefi i ekzekutivit. 

Ndërkaq, ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se dikasteri që drejton do të planifikojë, në kuadër të buxhetit, implikimet buxhetore që do të ketë ky ligj.

Ligji për Prishtinën i mundëson një trajtim tjetër kryeqytetit, do të ketë më shumë grante nga Qeveria e vendit, i mundëson të ketë policinë komunale dhe një buxhet më të madh.

Projektligji për Prishtinën ka qenë edhe një nga zotimet e pothuajse të gjithë kandidatëve për kryetar të Prishtinës, që garojnë më 22 tetor në zgjedhje lokale, përfshirë edhe atë aktual Shpend Ahmetin. /GazetaExpress/. 

    Data: 06 Tetor 2017 14:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera