Kthehu lart

Haradinaj tash nuk jep datë për formimin e ushtrisë

Haradinaj tash nuk jep datë për formimin e ushtrisë GazetaExpress

Ramush Haradinaj i ka ndryshuar fjalët. Kur na ndajnë pak ditë nga muaji mars kur premtoi formimin e ushtrisë, kryeministri nuk jep afat se kur Kosova do të bëhet me ushtri.

Këto ditë kryeministri Ramush Haradinaj po qëndron në SHBA. Gjatë takimit me udhëheqësit e Gardës Kombëtare të Ajovës ai foli për bashkëpunim të dy vendeve dhe Kosovën e quajti me fat që ka partnerë të tillë.

Por Kryeministri Ramush Haradinaj refuzoi të japë një afat se kur do të ndodh transformimi i FSK'së të cilin po e presin tash e disa vjet qytetarët e Kosovës.

“Tani nuk po foli në detaje. Por sa më shpejt që ta kemi të kryer atë pjesë do të mundemi me ju kthy punës që me e aftësu Forcën tonë. Kuptohet se është fat i madh që kemi partnerë si Gardën kombëtare te Ajovës edhe ushtrinë e Amerikës”, tha Haradinaj.

    Data: 12 Shkurt 2018 20:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera