Kthehu lart

Haradinaj takohet me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Kroaci, zotohen të thellojnë bashkëpunimin

Haradinaj takohet me përfaqësuesit e shoqatave shqiptare në Kroaci, zotohen të thellojnë bashkëpunimin GazetaExpress

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e shoqatave shqiptare të Kroacisë.

Haradinaj takoi Esad Çollakun, kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë; Tom Kaqinarin, kryetar i Shoqatës së vullnetarëve të Kroacisë; Gjergj Kolëgjeraj, nënkryetar i Shoqatës shqiptare të mbrojtësve në Kroaci; Beshir Ziberi, kryetar i Bashkësisë shqiptare të Karllovcit; Pren Gjokaj, nënkryetar i Bashkësisë shqiptare të Istrës; dhe Behar Mullajupi, kryetar i Shoqatës “Shkëndija”.

Kryeministri Haradinaj "tha se shqiptarët në Kroaci, si një vend mik ishin dhe janë ambasadorët e Kosovës, sepse janë të njohur si luftëtarë ndër më të zotët të luftës atdhetare për pavarësinë e Kroacisë, të cilët me përvojën e arritur atje, ndihmuan edhe konsolidimin e UÇK-së, disa nga ta edhe ranë në altarin e lirisë së Kosovës. Porse, shqiptarët në Kroaci kanë zë të mirë edhe si punëtorë e afaristë të ndershëm por edhe si qytetarë të integruar në jetën institucionale dhe shoqërore të shtetit kroat", bën të ditur një njoftim nga Qeveria.

Përfaqësuesit e shoqatave dhe organizatave të ndryshme të komunitetit shqiptar të Kroacisë pasi e kanë përgëzuar Ramush Haradinajn për zgjedhjen e tij kryeministër i Kosovës, janë zotuar se ata do të vazhdojnë të ndërtojnë ura miqësie ndërmjet dy popujve dhe shteteve dhe se ata do të ndikojnë në thellimin e bashkëpunimit institucional dhe ekonomik, si dhe të lobojnë tek institucionet e shtetit kroat që ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

    Data: 12 Tetor 2017 18:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera