Kthehu lart

Haradinaj nesër në Samitin digjital të Shkupit, takohet me Mogherinin dhe Hahnin

Haradinaj nesër në Samitin digjital të Shkupit, takohet me Mogherinin dhe Hahnin GazetaExpress

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të udhëtojë për në Maqedoni, ku nesër pritet të jetë pjesë e Samitit të parë digjital të Ballkanit Perëndimor

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësja për media e Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi, e cila tha se në agjendën e nesërme të kryeministrit Haradinaj është përfshirë dhe një takim i tij me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, si dhe komisionerin evropian Johannes Hahn.

Ky Samit do të bëjë bashkë kryeministrat dhe ministrat përgjegjës për agjendën digjitale nga Ballkani Perëndimor, pjesëmarrësit e Procesit të Berlinit nga Bashkimi Evropian, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, RCC, përfaqësuesit e Industrisë së Informacionit dhe të Teknologjisë së Informacionit, Komuniteti Akademik, të rinjtë e pjesëmarrës të tjerë.

    Data: 17 Prill 2018 15:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera