Kthehu lart

Haradinaj: Më vjen keq që në Qeverinë time ka pak femra

Haradinaj: Më vjen keq që në Qeverinë time ka pak femra GazetaExpress

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, tha sot se Kosova ka ngecur në aspektin e barazisë gjinore pavarësisht se viteve të fundit ka pasur pak progres në këtë drejtim. Këtë deklaratë, Haradinaj e bëri gjatë tryezës ku u lansua Komentari i Ligjit për Barazi Gjinore

“Rëndësia e barazisë gjinore do të jetë sfidë e gjatë për ne. Disa zhvillime inkurajuese kanë ndodhur mirëpo e dimë që ende ngecim si Kosovë. Arsyet pse ngecim janë të shumta, disa prej tyre janë në kapacitetin tonë që t’i trajtojmë, që të mos ngecin. Bazuar në normativën ligjore shpreh gatishmërinë time që të përkrah femrën në barazinë gjinore, të drejtën e femrës në të gjitha ato tema që janë me rëndësi”, ka thënë kryeministri.

Haradinaj tha se shpreh keqardhjen që në Qeverinë e tij ka pak femra, mirëpo siç ka thënë, kjo nuk do ta pengojë atë që të punojë me seriozitet për të përparuar barazia gjinore në Kosovë.

“Kam ardhur të shpreh zotimin tim dhe të Qeverisë që udhëheq se do të jemi bashkë në avancimin e pozitës së femrës dhe barazisë gjinore. Shpreh keqardhje për numrin jo të duhur, jo të drejtë të kabinetit tim me femra, mirëpo kjo nuk më pengon që të vazhdoj ta trajtoj këtë temë me seriozitetin më të madh”, ka përfunduar fjalimin e tij Haradinaj. /Arbresh.info

    Data: 14 Shtator 2017 10:28
    Autori: GazetaExpress
    • Kjo do të ndodh sot me kasapin e Ballkanit

      Kjo do të ndodh sot me kasapin e Ballkanit 0

    Të tjera