Kthehu lart

Haradinaj: Me shtetin e Kuvajtit do të hartojmë agjendë ekonomike për investime

Haradinaj: Me shtetin e Kuvajtit do të hartojmë agjendë ekonomike për investime GazetaExpress

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se Kuvajti është ndër shtetet e para që ka njohur Kosovën dhe na ka mbështetur në vazhdimësi në anëtarësimin e vendit në institucionet ndërkombëtare.

Kryeministri Haradinaj përmes një statusi në Facebook, ka thënë se marrëdhëniet midis Kosovës dhe shtetit të Kuvajtit janë shumë të mira dhe në takimin që e pati me ambasadorin jorezident të Kuvajtit, Fayes Mishari Al-Jassim, kryeministri ka shprehur përkushtimin e tij për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë, me interes të përbashkët.

“Interesim të veçantë, ambasadori Fayez Mishari Al-Jassim, kishte për zhvillimin ekonomik dhe më njoftoi, po ashtu, rreth investimeve dhe projekteve të mundshme, që mund të bëhen në vendin tonë”, ka shkruar kryeministri, transmeton Express.

“U pajtuam, gjithashtu, që të hartojmë agjendë ekonomike për investime të tjera të suksesshme të përbashkëta”, tha ai në fund të statusit.

    Data: 06 Tetor 2017 14:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera