Kthehu lart

Haradinaj lëvdon Bekim Jasharin për kandidimin për kryetar të Skenderajt

Haradinaj lëvdon Bekim Jasharin për kandidimin për kryetar të Skenderajt GazetaExpress

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur gjatë ditës Bekim Jasharin, djalin e Heroit të Kosovës, Hamëz Jashari.

Jashari e ka uruar Haradinajn për marrjen e përgjegjësive të reja në krye të ekzekutivit dhe për dinamikën e re në agjendën shtetërore.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë kontributin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari për lirinë e vendit, duke theksuar se përveç sakrificës për liri, tani edhe në paqe Familja Jashari janë duke dhënë kontribut në shtetndërtimin e Kosovës.

Po ashtu, Haradinaj vlerësoi hapin e ndërmarrë të Jashari, për kandidimin e tij për të udhëhequr me komunën e Skënderajt, bën të ditur një njoftim nga Kryeministria.


    Data: 09 Tetor 2017 20:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera