Kthehu lart

Haradinaj: Kuvendi ta mandatojë përfaqësuesin e Kosovës për bisedimet e radhës me Serbinë

Haradinaj: Kuvendi ta mandatojë përfaqësuesin e Kosovës për bisedimet e radhës me Serbinë GazetaExpress

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se përfaqësimi i Kosovës në dialogun me Serbinë nga presidenti Hashim Thaçi është vetëm një vazhdimësi e një procesi, i cili, sipas tij, ka humbur përmbajtjen dhe nuk ka alternativë.

Haradinaj ka thënë në një intervistë në KTV se tashmë kanë një marrëveshje me Presidentin dhe Kryeparlamentarin për hartimin e një platforme të përgatitur nga Qeveria dhe të aprovuar nga Kuvendi, e cila do të shënonte fillimin e fazës finale të dialogut.

"Për fazën që po hymë, duhet të shkojmë me një formulë që është e qëndrueshme, e cila buron nga Parlamenti...", ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, kushdo që do ta përfaqësojë Kosovën në dialog, qoftë edhe Presidenti, duhet të jetë i mandatuar nga Kuvendi.

Ai ka thënë se nuk beson se do të jetë vetë ai përfaqësues i Kosovës në këto bisedime, për shkak që, siç ka thënë ai, ka shumë "punë të shtëpisë" për të kryer. /Express/

    Data: 11 Tetor 2017 20:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera