Kthehu lart

Haradinaj i jep një muaj kohë Prokurorisë për të hetuar listat e veteranëve

Haradinaj i jep një muaj kohë Prokurorisë për të hetuar listat e veteranëve GazetaExpress

Pas takimit të 5 përfaqësuesve të veteranëve me kryeministrin Ramush Haradinaj, ky i fundit u ka thënë veteranëve që ai nuk ka asnjë faj, duke shtuar se obligimin e tij ai e ka përfunduar.

Haradinaj i ka orientuar veteranët që të kërkojnë përgjigje nga Kuvendi i Kosovës dhe deputetët për rishqyrtimin e buxhetit, raporton KTV.

Sipas veteranëve, Haradinaj citohet të ketë thënë se i ka dhënë 1 muaj kohë Prokurorisë së Kosovës për të hetuar listat e veteranëve dhe për të ngritur kallëzime penale për ata që e keqpërdorin këtë status.

Veteranët tani janë drejtuar te Kuvendi i Kosovës për t’u takuar me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

    Data: 09 Tetor 2017 13:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera