Kthehu lart

Haradinaj dënon sulmin fizik ndaj Vehbi Kajtazit

Haradinaj dënon sulmin fizik ndaj Vehbi Kajtazit GazetaExpress

Kryeministri Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin fizik që ndodhi pak më parë ndaj gazetarit dhe redaktorit të "Insajderit", Vehbi Kajtazi.

“Derisa jemi në mbledhje e kemi marrë një lajm për një sulm fizik të gazetarit Vehbi Kajtazi”, ka thënë kryeministri.

“Ne e dënojmë një akt të tillë, jo veç ndaj gazetarit Kajtazi, por mbi çdo gazetar”, ka shtuar më tej ai.

“Si qeveri jemi zotuar të bashkëpunojmë me media”, ka thënë ndër tjera kryeministri Haradinaj në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Gazetari Kajtazi u sulmua fizikisht sot në mesditë në një lokal në Prishtinë. Lidhur me sulmin ndaj tij Policia arrestoi Faton Ramadanin, pjesëtar i familjes Kiçina. /Express/ 

    Data: 13 Tetor 2017 15:40
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera