Kthehu lart

Hajni sillet rreth krevatit të fëmijës, tmerrohen prindërit – e kuptuan vetëm pasi u tregoi fqinji (Video)

Hajni sillet rreth krevatit të fëmijës, tmerrohen prindërit – e kuptuan vetëm pasi u tregoi fqinji (Video) GazetaExpress

Një video tregon një burrë, i cili futet në një shtëpi dhe duke i hedhur një sy një dhome në të cilën ishte duke fjetur një fëmijë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një familje në Teksas, SHBA, të cilët u tronditën për të zbuluar momentin e hidhur, në monitorimin e tyre të foshnjës, ndërsa familja pushonte rehatshëm.

Në pamjet, njeriu i cili besohet të jetë një hajn, shihet duke u afruar te krevati i fëmijës dhe aty qëndron për një çast.

Foshnja thuhet se u zgjua shkurtimisht, bëri kontakt me sy me të dyshuarin, dhe u kthye në gjumë.

Për fat të mirë, burri nuk e preku fëmijën, por megjithatë prindërit e fëmijës u tmerruan me faktin se ai i ishte afruar fëmijës së tyre.

Familja nuk ishte e vetëdijshme që dikush kishte hyrë në shtëpinë e tyre derisa një fqinj i kishte kontaktuar ata për t'u thënë se një laptop ishte hedhur në kopshtin e tyre.

    Data: 14 Shtator 2017 10:31
    Autori: GazetaExpress
    • Kjo do të ndodh sot me kasapin e Ballkanit

      Kjo do të ndodh sot me kasapin e Ballkanit 0

    Të tjera