Kthehu lart

Guterres: Autoritetet në Birmani ta ndalin dhunën kundër myslimanëve

Guterres: Autoritetet në Birmani ta ndalin dhunën kundër myslimanëve GazetaExpress

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kërkuar nga autoritetet e Birmanisë që ta ndalin dhunën kundër minoritetit mysliman rohynga në këtë vend.

Guterres mbrëmë tha se pjesëtarët e komunitetit rohynga po ballafaqohen me situatë “katastrofale” humanitare dhe ka sinjalizuar se ai pajtohet me një vlerësim të mëhershëm, se aksionet e forcave të sigurisë së Birmanisë në shtetin Rakhine, paraqesin spastrim etnik.

Liderja e Birmanisë, Aung San Suu Kyi, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, është kritikuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar për trajtimin e minoritetit rohynga në Birmani, shtet ky që është i njohur edhe me emrin Mianmar.

Mbrëmë vonë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur “shqetësim për raportet për dhunë të zgjeruar gjatë operacioneve të sigurisë” dhe ka kërkuar “hapa të menjëhershëm për ndaljen e dhunës në Rakhine, për uljen e tensioneve, ripërtëritjen e ligjit dhe rendit dhe sigurimin e mbrojtjes së civilëve”.

    Temat:
    Data: 14 Shtator 2017 10:35
    Autori: GazetaExpress
    • Kjo do të ndodh sot me kasapin e Ballkanit

      Kjo do të ndodh sot me kasapin e Ballkanit 0

    Të tjera