Kthehu lart

“Golden Eagle” fillon me projekt bamirësie për fëmijët e prekur nga kanceri

“Golden Eagle” fillon me projekt bamirësie për fëmijët e prekur nga kanceri GazetaExpress

Kompania FRUTEX do të ndajë nga 2 centë për çdo produkt të shitur RELAX, ndërsa Fondacioni Humanitar “Golden Eagle” do ta ndihmojë këtë projekt me 10 mijë euro.

Me qëllim së sensibilizimit dhe mbledhja e fondeve për ndihmë fëmijëve të prekur nga kanceri, kompania FRUTEX dhe fondacioni “Golden Eagle”, do të organizojnë edhe aktivitetet të tjera, si koncerte humanitare, turne sportesh të ndryshme. 


Shaqir Palushi, nga kompania RELAX, në një konferencë për shtyp, ka treguar se përmes biletave nga këto aktivitete që do të organizojmë, do të mbledhim fonde për të ndihmuar fëmijët e prekur nga kanceri. Gjithashtu ai ka thënë se edhe biznese të tjera, që janë në bashkëpunim me këtë kompani, janë shprehur të gatshme ta ndihmojnë këtë projekt humanitar.

Kjo fushatë, sipas Palushit, është planifikuar të zgjasë së paku dy muaj, dhe në përfundim të saj, nga mjetet e tubuara, në koordinim me stafin e hematoenologjik të klinikës pediatrie do të blihen pajisje të nevojshme.

Fondacioni “Golden Eagle” është themeluar këtë vit, është regjistruar pranë MSHP dhe qëllimi i tij është që një pjesë të fitimit të kompanisë t’i dedikohen këtij fondi dhe përmes tij të ndihmohen kategori të ndryshme të qytetarëve sipas prioritetit të nevojave më emergjente.

    Data: 02 Shkurt 2015 17:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera