Kthehu lart

Glauk Konjufca e krahason Dardan Molliqajn me Kadri Veselin, pranon të dalë në debat me të

Glauk Konjufca e krahason Dardan Molliqajn me Kadri Veselin, pranon të dalë në debat me të GazetaExpress

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se Dardan Molliqaj ka bërë goditje nën brez me deklaratat e tij kundër Albin Kurtit.

Sipas Konjufcës, deklaratat e Molliqajt ndaj Kurtit kanë vënë në pikëpyetje të madhe qëndrimin e Kurtit në projektin ndërkombëtar, e ka afruar me islamin politik dhe se Kurti nuk ka qëndrim kundër PDK-së. 

Këto deklarata të Molliqajt, Konjufca i quan të paqëndrueshme dhe vetëm për goditje.

“Kurti nuk ka thënë se është pro bashkëpunimit me PDK-në. Nëse thua që Albin Kurti u bë me PDK-në është goditje e panevojshme e qëllimshme”, ka thënë Konjufca.

Ai e ka quajtur propagandë deklaratën e Molliqajt se "ekziston një incizim të cilin Kurti s’po dëshiron të dalë sepse ai aty ka thënë diçka”.


Këto deklarata i ka krahasuar me të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Konjufca ka thënë se Molliqaj me deklaratat e tij ka treguar një hidhërim personal dhe efektet nga hidhërimi e kanë bërë të gatshëm të bëjë goditje të dëmshme edhe për vetë Vetëvendosjen.

Konjufca ka thënë se pret që grupi kundërshtar i Kurtit të mendojë mençur dhe të vendosë për qëndrim në parti.

“Nuk mendoj që do të dalin nga VV-ja. Mendoj që do të pajtohen. Mendoj që do të jenë aq të mençur politikisht sa të vlerësojnë drejt alternativën mes dëmtimit të VV-së duke u ndarë dhe vazhdimit së bashku duke ia prezantuar Kurtit një pako reformash”, ka thënë Konjufca në Rubikon të KTV-së.

Sa i përket një debati televiziv me Dardan Molliqajn, Konjufca ka thënë se “s’e ka gajle”.

    Data: 14 Shkurt 2018 23:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera