Kthehu lart

Gjuriq: Dilni sa më shumë në zgjedhje për të mbështetur politikën e Serbisë

Gjuriq: Dilni sa më shumë në zgjedhje për të mbështetur politikën e Serbisë GazetaExpress

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriq, ka thënë se prej zgjedhjeve të sotme në Kosovë varet fati i 10 komunave me shumicë serbe në Kosovë, nëse ato do të jenë politikisht më afër Beogradit ose Prishtinës.

“Serbët në Kosovë duhet të mbeten të bashkuar”, ka thënë Gjuriq.

Ai shton se për qeverinë e Serbisë është shumë e rëndësishme që të gjithë ata që kanë të drejtë vote të votojnë sot, për të mbështetur politikën shtetërore të Serbisë dhe për të qëndruar të bashkuar.

    Data: 22 Tetor 2017 12:13
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera