Kthehu lart

Gjinekologu i plagosur jashtë rrezikut për jetë, do t'i nënshtrohet edhe një operimi

Gjinekologu i plagosur jashtë rrezikut për jetë, do t'i nënshtrohet edhe një operimi GazetaExpress

Gjinekologu Premtim Gojani është jashtë rrezikut për jetë. Në këto momente ai ka dalë nga salla e operacionit të Spitalit Amerikan. Por Gojani do të duhet që edhe një herë të futet në operim. Kjo ngase atij i janë shfaqur disa komplikime të tjera shëndetësore. Por zyrtarë të spitalit provat i kanë thënë Expressit se për momentin gjendja shëndetësore e gjinekologut Gojani është jashtë rrezikut për jetën

Mjeku kosovar, Premtim Gojani, në mëngjesin e sotëm para pragut të shtëpisë u plagos me tre plumba nga Faton Fetiu, i cili doli të jetë dhëndër me të plagosurin. 

Gojani për disa orë ka qëndruar në sallën e operimit të Spitalit Amerikan ku gjendja e tij shëndetësore ishte në rrezik. Por pas operimit gjendja e tij raportohet të jetë stabile.

Mjeku kosovar në këto momente ka kryer një operacion. Por ky nuk pritet të jetë i vetmi. Ai pas pak do të futet nga mjekët sërish në sallën e operacionit. Kjo pas disa komplikimeve të tjera që ka pasur.

Express do ju mbajë të informuar për ngjarjen. /G.H/Express/

    Data: 13 Shkurt 2018 14:55
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera