Kthehu lart

Gjermani, rritja e fortë ekonomike ruan ritmin

Gjermani, rritja e fortë ekonomike ruan ritmin GazetaExpress

Ritmi i rritjes së fortë ekonomike që e shoqëroi Gjermaninë gjatë gjysmës së parë të vitit është ruajtur edhe në tremujorin e tretë.

Ekonomia më e madhe e Evropës ka shënuar një rritje të fortë dhe mund të kishte ruajtur ritmin e saj të lartë të gjysmës së parë të vitit, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2017″, njoftoi banka qendrore gjermane “Bundesbank”.

“Ekonomia gjermane ka pësuar një përmirësim të ndjeshëm”, tha banka më me influencë në vend.

“Duke u mbështetur në kërkesat në rritje të eksportit, industria ka të ngjarë të ruajë funksionin e saj si shtylla kryesore e një ekonomie të fortë”, tha banka.

Përveç kësaj, banka qendrore gjermane, “Bundesbank” ka paralajmëruar se nxitja e rritjes ekonomike nga biznesi i ndërtimit gjatë gjysmës së parë të vitit, ka gjasa të pësojë një rënie , duke përfshirë edhe konsumin privat.

Megjithatë, banka qenrore gjermane, “Bundesbank” nuk ka parashikuar një rënie të qëndrueshme të shpenzimeve për konsumin familjar, përcjell Atsh.

“Në kontekstin e sentimentit të një konsumatori të mirë dhe të një tregu të favorshëm të punës së bashku me perspektivat e të ardhurave, nuk duhet të pritet një përkeqësim i qëndrueshëm i konsumit”, njoftoi banka qendrore gjermane, “Bundesbank”.

    Data: 23 Tetor 2017 23:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera