Kthehu lart

Gjenden mjete shpërthyese në Lipjan e Podujevë

Gjenden mjete shpërthyese në Lipjan e Podujevë GazetaExpress

Njësitë e specializuara të FSK-së dhe KFOR-it është dashur që të merren me dy mjete të pashpërthyera nga lufta e fundit në Kosovë. I pari në Lipjan dhe tjetri në fshatin Herticë të Podujevës.

Policia e Kosovës njofton se më 23.09.2017, rreth orës 19:40 ka marrë informatën se në Herticë të Podujevës ka një mjet të pashpërthyer.

“Ankuesi mashkull shqiptar ka njoftuar se kishte gjetur një mjet të pashpërthyer. Njësiti për deminim i FSK dhe KFOR-it amerikan kanë tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa incidente”, njofton PK, përcjell Koha.net.

Më herët, në Lipjan (23.09.2017 – 12:25) ankuesi shqiptar ka njoftuar se derisa ishte duke i kryer disa punime ka hasur në një mjet të dyshuar.

“Patrulla policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësia për deminim e FSK-së dhe KFOR-it të cilët e kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshuar (kasetë bombë) pa incidente”.

    Data: 24 Shtator 2017 11:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera