Kthehu lart

Gazetarët denoncojnë Policinë për trajtim të vrazhdë

Gazetarët denoncojnë Policinë për trajtim të vrazhdë GazetaExpress

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas atij që ai e ka quajtur trajtim të vrazhdë dhe jokorrekt të gazetarëve, nga një rreshtere e Policisë së Kosovës, gjatë një seance gjykimi të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

"Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim raportimin e anëtarëve të vet, të cilët gjatë ditës së sotme, deri sa po mbahej shqyrtimi gjyqësor ndaj deputeteve të Vetëvendosjes kanë pasur një trajtim mjaftë të vrazhdë dhe aspak korrekt nga ana e rreshterës së Policisë së Kosovës, Dafina Gashi - përgjegjëse për sigurinë e Gjykatës Themelore të Prishtinës", thuhet në një reagim të AGK'së.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se "dënon çdo presion verbal dhe trajtim jo adekuat që ju është bërë gazetarëve gjatë punës së tyre, deri sa ata po raportonin nga seanca gjyqësore, seancë kjo që ishte e hapur për mediet dhe publikun".

"Konsiderojmë se një sjellje dhe presion i tillë, përbën cenim të drejtpërdrejt në punën e gazetarëve", thuhet në reagim.

AGK u ka bërë thirrje "të gjithë mekanizmave ligj-zbatues në vend që të kenë konsideratën për punën e gazetarëve dhe t’i trajtojnë ata me respekt dhe në mënyrë të dinjitetshme".

    Data: 07 Dhjetor 2017 21:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera