Kthehu lart

Futën valixhet në kontroll rutinor, u shokuan çka kishte futur pasagjeri brenda

Futën valixhet në kontroll rutinor, u shokuan çka kishte futur pasagjeri brenda   GazetaExpress

Kur kontrollorët në aeroportin e Kajros po monitoronin kalimtarët, ata nuk u besonin syve të tyre: në një valixhe ishin dy luanë, të gjallë por të “droguar”.

Autoritetet në aeroportin e Kajros në Egjipt kanë ndaluar përpjekjet e një kuvajtiani për të kontrabanduar dy këlyshë luani me anë të një valixheje. 

Udhëtimi i burrit u anulua teksa po kryheshin procedurat ligjore. I dyshuari i kishte vendosur këlyshet nën anestezi si një mënyrë që kafshët të mos reagonin. 

Kafshët e vogla u zbuluan gjatë një inspektimi rutinë. Ai tha se nuk e dinte që ishte e paligjshme t'i merrje kafshët në atë mënyrë.

Policia arrestoi burrin nga Kuvajti, ndërsa luanët u dërguan në kopshtin zoologjik të Gizës.

    Data: 15 Nentor 2017 08:36
    Autori: GazetaExpress
    • Kisha në Suedi vendos se Zoti nuk ka gjini

      Kisha në Suedi vendos se Zoti nuk ka gjini 0

    Të tjera