Kthehu lart

Fshatrat që kanë qejf të quhen qyteza

Fshatrat që kanë qejf të quhen qyteza GazetaExpress

Nisja e punëve për meremetimin e qendrës së vjetër të kulturës “Idriz Seferi” ka ngjallur shpresën e banorëve të Zhegrës se fshatit do t’i kthehen aktivitetet e shumta kulturore si dikur, shkruan sot “Koha Ditore”.

Punëtorët kanë nisur të martën pastrimin e hapësirave të brendshme të vërshuara nga bërlloku e uji që pikon prej pullazit të dëmtuar. Njëri prej punëtorëve ankohet se në objekt nuk ka ujë për pastrimin e dyshemeve. Shpresojnë se do të kenë ndihmën e fshatit për ta zgjidhur edhe këtë problem që punët të mos ndalen.

Matanë fushës së sportit e rrugës kryesore, te udhëkryqi, në qendër të fshatit, rrjedh curril uji i shatërvanit. Mbi çezme në pllakën e zezë është portreti i dëshmorit Agim Ramadani dhe mbishkrimi “Për një pikë ujë Kosove”.

Bajram Isufi (51) është i lidhur nyjshëm me qendrën e fshatit, ani pse tani jeton në Gjilan. Në qendrën e kulturës përcillte të gjitha aktivitetet kulturore në vitet shtatëdhjetë e tetëdhjetë para se regjimi serb në fillim të viteve nëntëdhjetë t’ua ndalonte shqiptarëve zhvillimin e aktiviteteve në të.

“Atje lart ka qenë projektori, e këtu në skenë vendosej pëlhura për emetimin e filmave”, tregon me nostalgji Isufi, midis sallës. Punëtorët i kanë grumbulluar karriget e shkatërruara. Edhe jashtë, në shkallët e betonta, anash fushës së asfaltuar të sportit, ka karrige të thyera. Isufi tregon se si në fushën e pashtruar Zhegra kishte nxjerrë talente të hendbollit në kohën kur fshati garonte në ligat rajonale të hendbollit.

    Data: 25 Shkurt 2018 09:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera