Kthehu lart

Franca thotë se dëshmitë e sulmit në Duma ka gjasa të zhduken

Franca thotë se dëshmitë e sulmit në Duma ka gjasa të zhduken GazetaExpress

​Qeveria franceze thotë se ka “shumë gjasa” që dëshmitë për sulmin e dyshuar kimik në Duma të Sirisë të “zhduken” përpara se ekspertët të arrijnë në atë zonë

Duke akuzuar Rusinë dhe Moskën për mohimin e qasjes së ekspertëve në Duma që të kryejnë hetime, lidhur me sulmin e dyshuar kimik, Ministria e Jashtme e Francës tha se “ka shumë gjasa që dëshmitë dhe elementet esenciale do të zhduken nga vendngjarja, e cila kontrollohet nga ushtritë e Rusisë dhe Sirisë”, transmeton agjencia AFP.

Rusia ka mohuar se ka tentuar që të pengojë hetimin dhe ka thënë se inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, do të vizitojnë Dumën të mërkurën.

Në deklaratën e Ministrisë franceze, po ashtu, thuhet se “është e rëndësishme që Siria të mundësojë qasje të pakufizuar, sipas kërkesës së Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike”, në mënyrë që inspektorët e kësaj organizate të vizitojnë vendin ku ndodhi sulmi i dyshuar kimik dhe të intervistojnë njerëzit.

    Data: 17 Prill 2018 15:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera