Kthehu lart

Franca dhe Amerika përforcojnë luftën kundër financimit të terrorizmit

Franca dhe Amerika përforcojnë luftën kundër financimit të terrorizmit GazetaExpress

Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire zhvilloi sot një takim me sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin për të biseduar për përforcimin e luftës kundër financimit të terrorizmit, sipas një komunikate të përbashkët të dy ministrave.

Dy personalitetet u takuan në Uashington në kuadër të mbledhjeve të vjeshtës të FMN-së dhe të Bankës Botërore dhe kanë vendosur të thellojë bashkëpunimin e tyre në identifikimin dhe përcaktimin e individëve apo njësive të reja për të shënjestruar, thuhet në këtë komunikatë.

Dy vendet do të koordinojnë gjithashtu përpjekiet e tyre për të përforcuar më shumë mjetet dhe pajisjet e Grupit të Veprimit Financair Ndërkombëtar (GAFI), përcjell Atsh.

GAFI, që mbledh 35 vende, është i ngarkuar të luftojë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

    Data: 12 Tetor 2017 19:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera