Kthehu lart

Fotoja e Vehbi Kajtazit me plagë në fytyrë

Fotoja e Vehbi Kajtazit me plagë në fytyrë GazetaExpress

Kryeredaktori i Gazetës online “Insajderi”, Vehbi Kajtazi, u sulmua me grusht në ballë, me këtë rast Kajtazi ka marrë lëndime në fytyrë dhe është përgjakur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në një nga lokalet e lagjes Pejton në Prishtinë.

Pas sulmit policia ka arritur në vend të ngjarjes dhe pas intervistimit gazetari është larguar me autoambulancë nga vendi i ngjarjes, për tretman mjekësor.

Në fotografinë që ka siguruar Express shihen lëndimet që gazetari ka marrë në fytyrë.


    Data: 13 Tetor 2017 15:34
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera