Kthehu lart

Foto e papublikuar më parë: Shqiptarët nga Rahoveci, të arrestuar nga policia serbe më 1998

Foto e papublikuar më parë: Shqiptarët nga Rahoveci, të arrestuar nga policia serbe më 1998 GazetaExpress

Shqiptarët nga qyteti i Rahovecit mbahen në një stacion benzine në hyrje të qytetit të Rahovecit, më 20 korrik, pasi paramilitarët serbë i kishin marrë nga shtëpitë e tyre.

FMimages ka gjetur foto ekskluzive të kësaj ngjarjeje, ku ata ishin sjellë aty, me pretendimin se kishin shtënë në Policinë serbe e cila po luftonte kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë qytet, pasi këta të fundit kishin ndërmarrë një aksion që ta merrnin nën kontroll Rahovecin.

Një polic serb ishte vrarë dhe nëntë policë të tjerë ishin plagosur gjatë një operacioni të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Rahovec, në vitin 1998.
Në Rahovec gjatë atyre ditëve policia serbe kreu krime të rënda, duke vrarë dhjetëra civilë të pafajshëm. 

    Data: 14 Shtator 2017 14:19
    Autori: GazetaExpress
    • Policia e rrethon banesën e Albin Kurtit

      Policia e rrethon banesën e Albin Kurtit 0

    Të tjera