Kthehu lart

Forca të shtuara të Policisë afër Kuvendit, a do të arrestohen deputetët e VV-së?

Forca të shtuara të Policisë afër Kuvendit, a do të arrestohen deputetët e VV-së? GazetaExpress

Numër më i madh i policëve është parë në hyrjen kryesore të Kuvendit të Kosovës.

Pas marrjes së urdhërarrestit nga gjyqtari Beqir Kalludra, Policia sipas ligjit do të duhet t’i arrestojë deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu.

Në seancën e cila do të nisë nga ora 10:00 ende nuk kanë arritur deputetët e VV-së, raporton Lajmi.net.

Ata po akuzohen nga Gjykata për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Në shumicën e seancave këta deputetë nuk janë paraqitur fare në Gjykatë, çka ka sjellë vendimin e gjyqtarit Kalludra për arrestimin e tyre.

Mbetet të shihet nëse ata do të arrestohen nga Policia.


    Temat:
    Data: 24 Nentor 2017 09:58
    Autori: GazetaExpress
    • Demarkacioni javën e ardhshme në Kuvend

      Demarkacioni javën e ardhshme në Kuvend 0

    Të tjera