Kthehu lart

Fatmir Sejdiu: Nuk e kam, as nuk e kam pasur mik Isa Mustafën

Fatmir Sejdiu: Nuk e kam, as nuk e kam pasur mik Isa Mustafën GazetaExpress

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Ai ka folur për raportet e tij me kryetarin aktual të LDK’së, Isa Mustafa.

Sejdiu ka thënë se as tash nuk e ka, dhe as në të kaluarën nuk e ka pasur mik Mustafën.

“Nuk kemi pasur raporte as përpara. Flas edhe në periudhën e mëhershme”, është shprehur Sejdiu në “Pressing”.

Sejdiu ka thënë se me Mustafën veç është përshëndetur kur janë takuar. /Express/


    Data: 16 Maj 2018 21:52
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera