Kthehu lart

Fatmir Sejdiu në Pressing: Tash jam mirë me shëndet

Fatmir Sejdiu në Pressing: Tash jam mirë me shëndet GazetaExpress

Ish-presidenti i Kosovës, njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Ai ka treguar për problemet shëndetësore me të cilat është ballafaquar së fundmi. Ka thënë se tash është mirë me shëndet.

“Po, mirë jam dhe mirë dëshiroj të jenë gjithë njerëzit e vendit tim”, është shprehur Sejdiu.

“Kam pasur disa probleme shëndetësore që i kam kapërcyer, falë edhe intervenimit të shpejtë të ekipeve që më kanë pasur në trajtim”, ka treguar ai në "Pressing".

Sejdiu ka treguar se puna kryesore e tij aktualisht është ajo e profesorit në Universitetin e Prishtinës. /Express/


    Data: 16 Maj 2018 20:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera