Kthehu lart

Evakuohen 200 mijë persona, dyshohet për vënie të bombave (VIDEO)

Evakuohen 200 mijë persona, dyshohet për vënie të bombave (VIDEO) GazetaExpress

Më shumë se 200 mijë persona janë evakuuar nga qendrat tregtare, stacionet e trenave dhe universitetet në Moskë, bëjnë të ditur mediat ruse.

Deri më tani, asnjë bombë nuk është gjetur në zonat që besohet të jenë të rrezikuara, transmeton Telegrafi.

Sipas policisë ruse, dhjetëra kërcënime për vënie të eksplozivit janë kryer në të njëjtën kohë.

Bëhet fjalë për “terrorizmin telefonik”, kurse hetimet lidhur me këto telefonata anonime janë duke u zhvilluar intensivisht, pasi që kaosi kishte filluar në të njëjtën kohë dhe ka vazhduar me evakuimin e qytetarëve.

“Çdo telefonatë është duke u analizuar në detaje. Departamentet për raste emergjente në terren, policia me qen do të përdoren që të kërkohen mjetet shpërthyese”, ka bërë të ditur një zyrtar policor.

Në mesin e zonave të rrezikuara janë tre stacionet më të mëdha të trenit, dhjetëra qendra tregtare dhe të paktën një universitet. 


LIVE from Moscow's Red Square following evacuation over various bomb threats

Ruptly is LIVE from Moscow's Red Square on Wednesday, September 13 following a series of bomb threats. Over 10,000 people were evacuated from twenty locations across Moscow, including shopping centres, railway stations and universities. According to the emergency services, the calls were made at around the same time and their credibility is being established.

    Temat:
    Data: 13 Shtator 2017 19:37
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera