Kthehu lart

Erdogan thotë se SHBA-ja po i sakrifikon marrëdhëniet me Turqinë

Erdogan thotë se SHBA-ja po i sakrifikon marrëdhëniet me Turqinë GazetaExpress

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Amerika është duke i sakrifikuar marrëdhëniet me aleatin e vet në NATO, Turqinë.

Lideri turk e ka fajësuar ambasadorin në largim të Uashingtonit në Ankara për mosmarrëveshjen e fundit mes dy vendeve, transmeton Express.

“Më lejoni të jem shumë i qartë , personi i cili e ka shkaktuar këtë është ambasadori këtu. Është e papranueshme për Shtetet e Bashkuara ta sakrifikojnë një partner strategjik për një ambasador i cili nuk e ku e ka vendin”, ka thënë Erdogan.

Marrëdhëniet SHBA-Turqi janë tensionuar pasi të dy vendet i ndërprenë shërbimet e vizave për qytetarët e njëra-tjetrës. /Express/ 

    Data: 12 Tetor 2017 14:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera