Kthehu lart

Erdogan i telefonoi Merkelit, kishte disa fjalë

Erdogan i telefonoi Merkelit, kishte disa fjalë GazetaExpress

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel, lidhur me situatën në Siri

Mësohet se Erdogan dhe Merkel, në bisedën telefonike kanë biseduar rreth operacionit të ndërmarrë nga SHBA-ja, Britania dhe Franca menjëherë pas sulmit me armë kimike të kryer nga regjimi i Bashar al-Asadit në Duma.

Dy liderët, gjithashtu, kanë theksuar se duhet të ruhet sovraniteti territorial i Sirisë dhe se duhet të hidhen hapa konkretë për të siguruar përparim në procesin politik.

Më tej, sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës turke, mësohet se në bisedën telefonike të kryer pas takimit me sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti Erdogan dhe Merkel kanë shkëmbyer pikëpamjet rreth çështjeve dypalëshe dhe rajonale.

    Data: 17 Prill 2018 10:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera