Kthehu lart

Epidemia e fruthit: Furnizohet urgjentisht me barna Klinika Infektive

Epidemia e fruthit: Furnizohet urgjentisht me barna Klinika Infektive GazetaExpress

Barnat, madje edhe ato të Listës Esenciale, për shërimin e Epidemisë së Fruthit, mungonin gjatë ditës së djeshme në Klinikën Infektive në QKUK. Pacientët detyroheshin që ato t’i blejnë vet. Gazeta Express, dje ka raportuar se si pacientët i blenin vet barnat.

E një ditë pas, Shërbimi  Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, (SHSKUK), e ka bërë furnizimin emergjent të barnave në Klinikën Infektive. Kjo është bërë pas takimit që ud. Drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, pa pasur me drejtues të Ministrisë së  Shëndetësisë dhe me bordin drejtues SHSKUK dhe kërkesave urgjente për furnizim me barna për Klinikën Infektive, është arritur të bëhet  furnizim urgjent nga Ministria e Shëndetësisë.

Klinika Infektive gjate ditës se sotme është furnizuar me:

1.     Imipenem+Cilastatine 500+500mg= 600 copë

2.     Vancomycin 500mg = 800 copë

3.     Amoxicilin 250mg sir = 50 copë

4.     Co-trimoxazol 200+40mg = 50 copë

5.     Paracetamol 120mg/5ml = 50 copë

6.     Sistema për Infuzion = 500 copë

7.     Gjilpëra 21G = 5000 copë

8.     Shiringa 50 ml = 100 copë     

9.     Ndërresa  për fëmijë = 100 copë

Barnatorja Qendrore është në pritje të furnizimit edhe me produktet tjera për të cilat janë njoftuar edhe operatorët ekonomik nga ana e MSH-së dhe furnizimi do të vazhdoj.

Disa nga produktet e kërkuara nga Klinika nuk janë në Listën Esenciale, prandaj, duhet te shqyrtohen mundësitë për furnizimin me ato produkte.

    Temat:
    Data: 12 Tetor 2017 16:06
    Autori: GazetaExpress
    • Parashikimi i motit për sot

      Parashikimi i motit për sot 0

    Të tjera