Kthehu lart

​Endokrinologu Elton Bahtiri: Diabeti është i pashërueshëm

​Endokrinologu Elton Bahtiri: Diabeti është i pashërueshëm GazetaExpress

Endokrinologu Elton Bahtiri ka sqaruar se sëmundja e diabetit është e pashërueshme. Sipas tij, mjekimi përmes mjekisë alternative dhe dietave po i vë në rrezik komplet pacientët. 

Këtë reagim ai e ka bërë për Express pas publikimit të fotos së një grupi të mjekëve, e interpretuar si sfidim ndaj Hetem Ramadanit, si gjoja themelim i “njësitit” kundër tij

Ky është reagimi i tij i plotë: 

Një postim kryekëput satirik në facebook, i shoqëruar me një foto të punëve tona të përditshme në Kliniken e Endokrinologjisë, është mediatizuar pa lejen/konsultimin paraprak të askujt prej nesh të apostrofuarve.

Sa i përket 'shërimit të mjekut'' në fjale, endokrinologet e kane kundërshtuar dhe vazhdojnë ta kundërshtojnë pretendimin sharlatanesk të shërimit të Sëmundjes së Sheqerit duke larguar në tërësi barnat antidiabetikë dhe insulinën. Trajtimi me ushqime/dieta është pjesë e rëndësishme e mjekimit për të mbajt nën kontroll sëmundjen e sheqerit. Sidoqoftë, për momentin sëmundja e sheqerit është e pashërueshme (mjekimi dhe shërimi janë dy terme me kuptime të ndryshme). Prandaj, një pretendim i tillë sidomos te sëmundja e sheqerit - tipi 1 i sëmundjes, që shfaqet në fëmijë dhe të ri, dhe në të cilët insulina është e domosdoshme me që mungon pothuajse plotësisht prodhimi i brendshëm i saj, është duke i venë në rrezik për komplikime pacientet, dhe shumë shpejt mund të ketë edhe denoncime përkatëse nga vet ata.

    Data: 10 Maj 2018 19:18
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera