Kthehu lart

Emisioni Komiteti - mysafir Blerim Latifi (Video e plotë)

Emisioni Komiteti - mysafir Blerim Latifi (Video e plotë) GazetaExpress E enjte, 20 Prill 2017 23:30

Në RTV Dukagjini u transmetua emisioni i radhës Komiteti. I ftuar ishte profesori i Filozofisë, Blerim Latifi.

Ai në Komiteti ka folur për ndikimin e religjioneve të politika shtetërore, ndërlidhjen e fesë më pushtetin dhe keqpërdorimin që i bëhet besimit nga udhëheqës që shihen si të shenjtë në botën islame.

Latifi ka shpjeguar përkrahjen që perëndimi, si masë sigurie, vazhdon t’ua jap liderëve që përdorin retorikë të ashpër. Pse po shihen këto personalitete si shpëtim për ta?

Ai ka komentuar dhënien e kompetencave të shtuar presidentit Erdogan, pasi populli turk mori pjesë në referendumin, që i garantoi atij shtim të pushtetit.

Latifi ka treguar pse, sipas tij, emigrantët që vijnë nga Lindja në shtetet evropiane nuk intergrohen në kulturat e këtyre vendeve, por vazhdojnë radikalizmin deri në përgatitjen e shumë sulme në Perëndim.

Profesori ka shpjeguar ngjashmërinë e luftërave fetare që ndodhin brenda botës islame me ato që kishin ndodhur shekuj më parë te të krishterët.

Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë:


"Komiteti Qendror" - Mysafir, Blerim Latifi

Uploaded by Gazeta Express on 2017-04-20.
    Data: 20 Prill 2017 23:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera