Kthehu lart

Emërimi i Todosijeviqit ministër, shkelje e Kushtetutës (Video)

Emërimi i Todosijeviqit ministër, shkelje e Kushtetutës (Video) GazetaExpress

Ivan Todosijeviq, i cili ende figuron në web faqen e Qeverisë së Serbisë, si kryetar i Komunës së Zveçanit, është emëruar të enjten Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, nga kryeministri Mustafa.

Analisti politik, Imer Mushkolaj këtë emërim e sheh si nënshtrim të kryeministrit pasi që sipas tij ka qenë kushtëzim nga Lista Serbe.

Ai i tha televizionit se Todosijeviqi dhe njerëzit sikur ai e kanë vendin në burg, e jo në Qeveri të Kosovës.

Se emërimi i tij i ka shkelur dispozitat themelore të Kushtetutës së vendit, e tha edhe njohësi i çështjeve juridike, Skender Musa.

Ai është shprehur se ky vendim shkel jo vetëm Kushtetutën e vendit por edhe Kodin Penal.

Sipas nenit 121 të Kodit Penal e ndalon sulmin kundër rendit Kushtetues, të cilën, sipas Musës, e ka bërë Todosijeviqi. 

    Data: 21 Prill 2017 21:18
    Autori: GazetaExpress
    • Hoxha që thotë se çiftelia është haram

      Hoxha që thotë se çiftelia është haram 0

    Të tjera