Kthehu lart

Egjipti, më i sigurt se Amerika e Britania

Egjipti, më i sigurt se Amerika e Britania GazetaExpress

Egjipti, në një anketë globale, u rendit si vendi më i sigurt në Afrikë dhe, madje, më lart se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar.

Qendra Gallup i ka pyetur njerëzit nëse ndjehen të sigurt të ecin natën rrugës dhe nëse kanë qenë viktima të krimit.

Anketa e radhit Egjiptin të 16-tin në mesin e 135 vendeve, ndërsa Mbretëria e Bashkuar ndodhet në pozitën numër 21 dhe SHBA-ja në 35.

Singapori, ndërkaq, radhitet si më i sigurti, ndërsa Venezuela është në fund të listës.

Presidenti i Egjiptit, Abdul Fattah al-Sisi, e udhëheq këtë vend prejse ushtria ka hequr nga detyra presidentin pro-islamik, Mohammed Morsi, në vitin 2013, përcjell REL.

Qeveria e tij vazhdon të luftojë militantët e Shtetit Islamik në disa rajone.

    Data: 13 Qershor 2018 20:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera