Kthehu lart

Edhe Kryeparlamentari e konfirmon arritjen e marrëveshjes me Haradinajn për demarkacionin

Edhe Kryeparlamentari e konfirmon arritjen e marrëveshjes me Haradinajn për demarkacionin GazetaExpress

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka konfirmuar se është arritur konsensusi për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Veseli në Facebook. Ai e i ka falënderuar Ramush Haradinajn, LDK'në, Nismën dhe Pacollin për gatishmërinë e tyre.

"Sapo kemi arritur konsensusin për të ratifikuar Marrëveshjen për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi. Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin Haradinaj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministrin Pacolli për gatishmërinë për konsensus dhe për dialogun shumë konstruktiv. 

Ky bashkëpunim duhet të na përcjellë edhe në procese të tjera të rëndësishme për vendin", ka shtuar ai.

Pak më herët, Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli e kishte konfirmuar për Gazetën Express se ishte arritur marrëveshje me Ramush Haradinajn për ta pranuar propozimin e LDK’së për demarkacionin. 

Ka shtuar se kjo marrëveshje është arritur mbi parimet e mirëkuptimit për të ardhmen e Kosovës./Express/

    Data: 24 Shkurt 2018 13:32
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera