Kthehu lart

Edhe BE'ja e godet Korenë e Veriut me sanksione të reja

Edhe BE'ja e godet Korenë e Veriut me sanksione të reja GazetaExpress

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian mbështetën sot miratimin e sanksioneve shtesë kundër Koresë së Veriut si përgjigje ndaj testeve bërthamore, sipas burimeve diplomatike.

“Këto sanksione do të plotësojnë sanksionet e vendosura në OKB javën e kaluar dhe do të imponojnë kryesisht një ndalim të plotë për sipërmarrjet evropiane që të eksportojnë naftë drejt Koresë së Veriut dhe të investojnë në këtë vend”, sipas të njëjtave burime.

Evropianët kërkojnë gjithashtu të vendosin personalitete, sipërmarrje apo institucione të tjera koreanoveriore në listën e tyre të zezë, që do të sjellë një ngrirje të të ardhurave të tyre në BE dhe një ndalim të hyrjes në territorin e unionit, përcjell Atsh.

Ambasadorët e 28 vendeve anëtare të BE-së dhanë sot mbështetjen e tyre politike për redaktimin e këtyre sanksioneve, miratimi formal i të cilave do të bëhet gjatë mbledhjes së ardhshme të ministrave evropianë të Punëve të Jashtme të parashikuar më 16 tetor, sipas këtyre burimeve diplomatike.

    Data: 21 Shtator 2017 23:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera