Kthehu lart

E rëndë kjo për Donikën, dikur e konsideronte tradhti koalicionin AAK-PDK

E rëndë kjo për Donikën, dikur e konsideronte tradhti koalicionin AAK-PDK GazetaExpress

Deputetja e Vetëvendosjes Donika Kadaj-Bujupi i është rikthyer sërish partisë së vjetër, AAK-së. Këtë e ka bërë të ditur lideri i AAK-së njëherësh kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

E kohë më parë, tanimë deputetja e AAK’së,e konsideronte tradhti koalicionin AA’PDK. Në kohën kur Donika ishte në Vetëvendosje reagonte me mllef ndaj Ramush Haradinaj.

Kadaj-Bujupi, kishte thënë se bashkimi i AAK-së dhe Nismës me PDK-në në koalicionin parazgjedhor dhe në qeverisjen e vendit ka qenë tradhti ndaj popullit. Sipas saj, një bashkim i tillë pas shumë e shumë akuzave mes palëve është i rëndë për popullin dhe është i pafalshëm.

“Kur e kam braktis AAK-në kam dëshmuar edhe simbolikisht mospajtimin tim që të bëhet një bashkim i tillë. Konsideroj se është një gabim shumë i madh. E para ishte se ishin dy tema për të cilat opozita ishte e bashkuar. E kujtojmë 9 janarin kur e gjithë popullata ishte në protestë për dy kauza. Dhe menjëherë pas asaj dy subjekte u tërhoqën. Njerëzit thyhen shpirtërisht kur ka tradhti. E kujtojmë edhe vitin 2014 kur qytetarët ndiheshin të tradhtuar dhe nisi ajo vala e ikjes. E njëjta po ndihet edhe sot. Është e rëndë dhe është e pafalshme për ata që deri pak para koalicionit thoshin se do të qëndronin larg me PDK-në, ndërsa më pas për çështje të kolltukut u bashkuan”, kishte thënë ajo kohë më parë.

    Data: 14 Mars 2018 17:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera