Kthehu lart

Dy biznese në veri të Kosovës, cak i sulmit me bombë

Dy biznese në veri të Kosovës, cak i sulmit me bombë Ilustrim GazetaExpress

Dy biznese në veri të Kosovës u bën cak i sulmit me bombë, por këtë herë kjo ka lidhje edhe me shtetin e Kosovës, pasi veprimtaria e njërit nga bizneset paguhet me para të buxheti të shtetit kosovar, e tjetri mbahej nga një shqiptar.

Metro mëson se sulmi i sotëm në veri u krye ndaj dy bizneseve me veprimtari të ndryshme, që ishte një restaurant dhe një pompë karburanti.

Ndonëse u raportua se sulmi u bë ndaj një restoranti, mësohet se bomba u hodh në afërsi të dy bizneseve.

Zivota Miladonovic është pronar i këtij biznesi me veprimtari të ndryshme, dhe i cili ka kontratë me shtetin kosovar për t’i furnizuar veturat e Policisë me karburant.
Pronari serb i biznesit që quhet Simonida

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës nuk figuron i regjistruar biznesi me këtë emër, ani pse ky i fundit ka lidhur kontratë më shtetin.

Sidoqoftë, nuk konfirmohet nëse sulmi që cak kishte këtë biznes të jetë i lidhur me veprimtarinë e tij, mirëpo Metro në vazhdimësi ka raportuar për sulmet me bomba në drejtim të personave për t’i shantazhuar.

Ndërkaq, mësohet se restaurantin e mbante në punë një shqiptar me emrin Besim Hyseni, i cili njihet me nofkën ‘Kaça’, dhe është në kërkim të Policisë.

‘Kaça’ që kërkohet nga Policia për kontrabandë nga Serbia dhe po fshihet në veri të Mitrovicës, lokalin e mbante me muzikë live dhe valltare serbe. Arrestimi i këtij njeriu, sipas burimeve, është bërë i pamundur për shkak të lidhjeve që ka me Policinë në veri.
Ndryshe, kosovarët që jetojnë në veri të vendit janë shpesh të frikësuar nga sulmet e tilla, pasi ato shpesh kryhen në afërsi të shtëpive të tyre.






    Data: 21 Prill 2018 22:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera