Kthehu lart

Drenicë 1998: Thika e ngulur mbi posterin e Ibrahim Rugovës (Foto)

Drenicë 1998: Thika e ngulur mbi posterin e Ibrahim Rugovës (Foto) GazetaExpress

​Në këtë fotografi shihet një person nga Prekazi i Drenicës. Ai kishte ngulur thikën në një poster të ish-presidentit tashmë të ndjerë Ibrahim Rugova. Fotoja është realizuar në shtëpinë e këtij personi në Prekaz, më 14 mars 1998. 

Fotografia në fjalë tregon urrejtjen e madhe që kishin disa kosovarë ndaj Ibrahim Rugovës, para dhe gjatë luftës, shkruan FM Images

Por, kjo kishte ndryshuar më pas, duke u bërë Rugova figurë kryesore e Kosovës së pasluftës.

Megjithatë, edhe pse në gjithë vendin kishte arritur të gëzonte përkrahjes, në rajonin e Drenicës asnjëherë nuk arriti të ndryshojë mendimin për të, dhe kjo besohet të ketë qenë arsyeja se pse Ibrahim Rugova asnjëherë nuk e vizitoi këtë pjesë të Kosovës.  


    Data: 13 Shtator 2017 16:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera