Kthehu lart

Drejtësia në Kosovë në hap me teknologjinë e fundit

Drejtësia në Kosovë në hap me teknologjinë e fundit GazetaExpress

Edhe pse me probleme, por njëra ndër shtyllat kryesore të shtetit, falë teknologjisë informative dhe transparencës së qytetarëve, Drejtësia në Kosovë po avancohet dita ditës. Me financim nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, Pallatit të Drejtësisë dje i është dhënë Data Qendra.

Këtij institucioni të rëndësishëm nga dje i është dhënë në përdorim Data Qendra që është nga më të avancuarat e këtij lloji në shtetet e Bashkimit Europian.

Prej kohës kur Pallati i Drejtesisë është vendosur në lokacion të ri investimet në këtë fushë nuk kanë munguar dhe besohet që përmes këtyre investimeve do të sigurohet që e gjithë puna e drejtesisë në Kosovë të kalojë nëpër kanale të sigurta të komunikimit.

Realizimi i këtij projekti me rëndesi të veçantë për gjyqësorin kosovar i është besuar kompanisë “InfoSoft Systems Prishtina” pjesë e “InfoSoft Group Albania” me 26 vjet eksperiencë në fushën e IT-së në Shqipëri e Kosovë. Ekspertët kryesor të këtoj projekti kanë punuar pothuajse një vit për funksionimin e kësaj qendre në Pallatin e Drejtësisë.

Gjatë ceremonisë së përurimit të kësaj qendre, në mesin e shumë të pranishmëve ishte pjesëmarrës edhe ambasadori i Ambasadës Norvegjeze në Kosovë, përfaqësues të Këshillit Gjyqësor e atij Prokurorial, prokurorë e gjykatës të shumtë dhe donatorë të tjerë si USAID-i amerikan e po ashtu edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Në fund të fjalimit të tij ambasadori norvegjez në mes tjerash tha që i gjithë projekti është realizuar në menyre tejet profesionale.

-Artikull i sponsorizuar. 

    Data: 21 Tetor 2017 14:58
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera