Kthehu lart

Djali i biznesmenit që tentoi të vetdigjet flet për gjestin e babait

Djali i biznesmenit që tentoi të vetdigjet flet për gjestin e babait GazetaExpress

BIZNESMENI TENTOI TË DIGJET ME BENZIN - Avdullah Bajra, me këtë veprim kundërshtoi shtrirjen e telave të rrymës mbi pronën e tij

Biznesmeni nga Kamenica, Avdullah Bajra, siç shihet në këto pamje, ka tentuar t’ia vërë flakën vetes në pronën e tij si protestë ndaj një vendimi të gjykatës, e cila ka lejuar shtrirjen e telave të tensionit të lartë mbi pronën ku kishte plan ta zgjeronte fabrikën e Ujit.

Krejt ngjarja është xhiruar nga djali i tij, Arbënori i cili ka folur për T7, për gjestin e të atit.


Bajra, që ka në pronësi në fabrike të ujit në Kamenicë, thotë se babai i tij, nuk e kishte planifikuar këtë akt, porse ishte i detyruar.

Policia e Kosovës e ka dërguar në mbajtje biznesmenin nga Kamenica.

Megjithëkëtë, djali  i pronarit të biznesmenit të ndaluar nga organet e rendit thotë se nuk do të ndalen me kaq pasi ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme.

    Data: 26 Prill 2018 22:35
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera