Kthehu lart

Diplomaci apo estradë, kritika ndaj Daçiqit pasi i këndoi Erdoganit dhe bashkëshortes së tij

Diplomaci apo estradë, kritika ndaj Daçiqit pasi i këndoi Erdoganit dhe bashkëshortes së tij GazetaExpress

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, tashmë është etabluar si 'solist', kur në Serbi shkojnë vizitorë që politika serbe dëshiron t'u kushtojë vëmendje dhe kujdes më të madh.

Kryediplomati serb ka rrëmbyer mikrofonin për të kënduar para presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, këngë me motive orientale, ashtu siç ka bërë edhe në raste tjera. 

Por, kundërshtarët e tij, si Bojan Kostres, thonë se veprime të tilla të kafeneve zhvlerësojnë diplomacinë shtetërore dhe krijojnë situata të kafeneve.

    Data: 12 Tetor 2017 23:49
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera