Kthehu lart

Detaje se si ndodhi sulmi ku u përgjak gazetari Vehbi Kajtazi

Detaje se si ndodhi sulmi ku u përgjak gazetari Vehbi Kajtazi GazetaExpress

Gazetari dhe kryeredaktori i "Insajderit", Vehbi Kajtazi, është sulmuar fizikisht në qendër të Prishtinës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në një nga lokalet në kryeqytet.

Kajtazi ishte duke u larguar nga kafeneja në të cilën ishte duke qëndruar, në momentin kur një person i është afruar gazetarit dhe e ka sulmuar me grusht në fytyrë, ka treguar një dëshmitar për Gazetën Express. 

Vehbi Kajtazi ka mbetur i përgjakur nga goditja, dhe menjëherë është futur brenda në lokal. Ndërsa, sulmuesi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. 

Gazeta Express pak pas sulmit ka siguruar edhe fotografi të kryeredaktorit Kajtazi, i cili duket të jetë në gjendje të mirë

Policia ka arritur pak minuta pas sulmit në vend të ngjarjes dhe është duke intervistuar gazetarin.  /GazetaExpress/. 

    Data: 13 Tetor 2017 14:41
    Autori: GazetaExpress
    • Përmbyllet numërimi i votave

      Përmbyllet numërimi i votave 0

    Të tjera