Kthehu lart

Dëshmitari nga Shqipëria thotë se u rrah nga tre policë në Prishtinë (Video)

GazetaExpress

Një 18 vjeçar nga Shqipëria thotë se shkoi për të dëshmuar në polici por u rrah nga tre zyrtarë të kësaj të fundit. Ai ka shfaqur shenja të dhunës së ushtruar ndaj tij. Në polici nuk e kanë konfirmuar rastin por kanë thënë se kushdo që ka ankesa mund t’i drejtohet inspektoratit policor.

Gazmend Sula shkoi në stacionin policor Qendra në Prishtinë si dëshmitar i një vjedhje por thotë se u rrah nga policia.

18 vjeçari nga Shkodra bashkë me nënën e tij Lumturien ishin tek mikesha e tyre në Prishtinë Bedrie Meha, të cilës të shtunën iu vodh telefoni. Sula thotë se ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 tek Biblioteka Kombëtare derisa ai ishte me mikën e familjes së tij dhe se policia e zuri menjëherë hajnin. Ai pretendon se kur shkoi për të dëshmuar në polici u rrah nga tre policë.

Teksa shprehet e vendosur ta çoj rastin deri në fund duke ndjekur rrugët ligjore, nëna e Gazmendit thotë se nuk e kupton pse u rrah djali i saj.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci ka thënë se policia mbetet e përkushtuar për t’iu përmbajtur ligjeve por kushdo që mendon se ndaj tyre është bërë shkelje mund të drejtohet në stacionin policor ose në Inspektoratin policor.

Deshmitari akuzon policine by GazetaExpresscom

    Data: 17 Qershor 2017 20:30
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera