Kthehu lart

Dëshmitari në dhomën ngjitur me terroristin e Las Vegasit përshkruan sulmin

Dëshmitari në dhomën ngjitur me terroristin e Las Vegasit përshkruan sulmin GazetaExpress

Një burrë që thotë se ishte në dhomën ngjitur me atentatorin e Las Vegasit, ka përshkruar tmerrin e sulmit. Brian Hodge, një producent koncertesh nga Australia, e përshkroi natën si “të tmerrshme” dhe “si një skenë nga një film”, ndërsa vrapoi për t’i shpëtuar sulmit, që la më shumë se 50 njerëz të vdekur.

Atentatori Stephen Paddock ka goditur nga dhoma e hotelit Mandalay Bay Resort and Casino, mbi një koncert që po ndodhte poshtë hotelit. Paddock, i cili kreu vetëvrasje, mendohet se po qëndronte në një dhomë në katin e 32-të, nga e cila qëlloi mbi turmën, duke plagosur më shumë se 500 vetë dhe duke vrarë të paktën 57, në vrasjen më të madhe masive në historinë e SHBA.Z. Hodge beson se ai ishte duke qëndruar në dhomën ngjitur të hotelit Mandalay Bay, dhe ishte duke u kthyer në dhomë, kur nisën të shtënat.“Ishte tmerr, automatiku vazhdoi për 20 sekonda dhe më pas u ndal për pesë sekonda, pastaj rifilloi”, tha Hodge për The Age.“U godit kaq shumë heq, nuk mund t’ua them sa të shtëna ishin. Një grua u përplas me mua e më tha, duhet të rikthehesh sepse dikush po qëllon. Kur shkuam në katin përdhes të kazinosë, aty mbretëronte kaosi”, tha ai. Ai u fsheh në shkurre për orë të tëra deri kur mendoi që ishte i sigurt. “Mund të dëgjonim plumba që vërshëllenin dhe më pas dritat e helikopterëve mbi kokat tona”, tha ai. “Isha shtrirë përtokë. Ishte si një skenë filmi. Atentatori ishte lart, ne as nuk e dinim saktësisht se ku… Nuk doja që askush ta dinte se ku ndodhesha, kështu që thjesht u mbështolla shuk dhe u fsheha. Ishte momenti më i tmerrshëm i jetës sime”.Hodge kishte prenotuar dhomën 32314 të hotelit. Shumë raportime thonë se Paddock, vrasësi i Las Vegasit, ndodhej në dhomën ngjitur

    Data: 04 Tetor 2017 07:29
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera